Snopçe: AKI vazhdon përderisa të hapim negociatat për anëtarësim në BE!
“AKI vazhdon përderisa, minimumi të hapim #negociatat për anëtarësim në BE”, kështu tha deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe në Click Plus në T21 dhe shtoi se, edhe në zgjedhjet e janarit për dy komuna do të garojnë si AKI.
Mexhiti: Në parim e mbështes protestën kundër Speciales, do jap pëlqim për mbajtjen e saj
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se në parim e mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup. Ai theksoi se protesta është një e drejtë demokratike dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson krenarinë kombëtare të shqiptarëve. Në një prononcim për VOX Kosova, Mexhiti u shpreh…
Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga AlternAtivA, zhvillimet në VLEN ndryshojnë dinamikën e partisë
“Sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, e ofrova dorëheqjen time të pakthyeshme nga pozita e kryetarit të partisë”, deklaroi Ibrahimi. Ai shtoi se, megjithëse kishte planifikuar të mos rikandidonte në kongresin e ardhshëm të partisë – i cili pritej të mbahej në mars ose prill të vitit të ardhshëm – dinamika politike brenda…
Protesta e 13 dhjetorit në Shkup: Debat politik dhe qëndrime të ndara mes partive shqiptare e maqedonase
Të shtunën, në Shkup do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Lajmin e konfirmuan organizatat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa mbështetja u ripërtërit edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. OVL-UÇK, në një konferencë për media, u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive,…
Policia e Maqedonisë ka kapur 62 pako me marihuanë në një veturë me targa të Strugës
“Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në rrugën magjistrale Strugë–Qaf Thanë, pranë fshatit Frangovë të Strugës, punonjës policie nga Stacioni Policor Frangovë, pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, kanë privuar nga liria A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kryer në një automjet “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin e…
Avioni Prishtinë–Stamboll del nga pista në Aeroportin Sabiha Gökçen, pasagjerët evakuohen të sigurt
Aeroplani që realizonte fluturimin Prishtinë–Stamboll ka dalë nga rruga e taksimit pas aterrimit në Aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, njofton Ambasada e Kosovës në Ankara. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Evakuimi është kryer përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë të…
Arianit Koci kushtëzon hyrjen në politikë me 10 mijë pëlqime në Facebook
Avokati i njohur Arianit Koci ka shkaktuar debat dhe kureshtje në rrjetet sociale pas një postimi të bërë rreth nëntë orë më parë, në të cilin ai e lidhi vendimin për të hyrë në politikë me numrin e pëlqimeve në Facebook. Në postim, Koci deklaroi se nëse arrin 10 mijë pëlqime deri në mëngjes, ai…
Kosova drejt zgjedhjeve të reja më 28 dhjetor: Kriza politike rikthen qytetarët në votime
Të dielën, më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në votime, pasi Presidentja Vjosa Osmani shpalli shpërbërjen e Kuvendit. Arsyeja lidhet me dështimin për të formuar qeverinë brenda afateve kushtetuese, ndonëse zgjedhjet e fundit u zhvilluan vetëm më 9 shkurt 2025. Kjo situatë e ka shtyrë vendin drejt një tjetër cikli zgjedhor,…
Doarsa Kica Xhelili rikandidon për deputete — sfidat shëndetësore nuk e ndalin angazhimin politik
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar se do të garojë sërish për një mandat deputeteje në zgjedhjet e ardhshme, duke u pozicionuar me numrin 4 në listën zgjedhore të partisë. Ajo bëri të ditur se rikandidimi vjen në rrethana më të vështira për shkak të gjendjes së saj shëndetësore…
Aksion policor në Shkup e Kumanovë për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare
Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Shkupit, po zhvillon një aksion policor me bastisje në disa lokacione në Shkup, Kumanovë dhe në qytete të tjera. Operacioni lidhet me dyshimet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Prokuroria Publike ka konfirmuar se bastisjet janë duke u realizuar në koordinim…

